Gjykata ia cakton një muaj paraburgim zyrtarit të Thesarit që "avulloi" dymilionëshin - Gazeta Express
string(83) "gjykata-ia-cakton-nje-muaj-paraburgim-zyrtarit-te-thesarit-qe-avulloi-2-milioneshin"

Gazeta Express

22/10/2020 14:13

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim zyrtarit të Thesarit që “avulloi” dymilionëshin

Gazeta Express

22/10/2020 14:13

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G., për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit L.G. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar prej datës 21 tetor 2020 gjer me datë 20 nëntor 2020.

Lexo Edhe:

Gjyqtari e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit është e bazuar dhe paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së. /Express/