Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Fatmir Shehollit - Gazeta Express
string(54) "gjykata-ia-cakton-nje-muaj-paraburgim-fatmir-shehollit"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:15

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Fatmir Shehollit

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:15

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Fatmir Shehollin, të dyshuar për spiunazh kundër shtetit, shkruan REL.

Gjatë ditës, në Themelore u mbajt seanca dëgjimore ndaj Shehollit, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi që ai të dërgohet në paraburgim derisa autoritetet të kryejnë hetime ndaj tij.

Sheholli u arrestua të enjten në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore kundër tij.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha të enjten, pas arrestimit, se Sheholli ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.