Gjykata i caktoi ‘detyrim paraqitje’, bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK - Gazeta Express
string(76) "gjykata-i-caktoi-detyrim-paraqitje-bashkeshortja-e-veliajt-paraqitet-ne-spak"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 9:36

Gjykata i caktoi ‘detyrim paraqitje’, bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 9:36

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Xoxa është marrë zyrtarisht e pandehur së bashku me bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza të rënda si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të paligjshme.

SPAK dyshon se çifti Veliaj-Xoxa është i përfshirë në një skemë të gjerë dhe të strukturuar të pastrimit të parave.

Nga ana e tij, Veliaj i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke i quajtur politike dhe të pabazuara.