Gjykata gjermane kufizon mbledhjen e të dhënave private nga Facebook - Gazeta Express
string(68) "gjykata-gjermane-kufizon-mbledhjen-e-te-dhenave-private-nga-facebook"

Gazeta Express

23/06/2020 20:46

Gjykata gjermane kufizon mbledhjen e të dhënave private nga Facebook

Gazeta Express

23/06/2020 20:46

Gjykata më e lartë gjermane urdhëroi sot “Facebook”-un që të ndalojë mbledhjen e të dhënave në mënyrë automatike dhe pa marrëveshje specifike të individëve në aplikacionet e saj, si Whatsapp ose Instagram, duke i shkaktuar një pengesë serioze gjigantit amerikan të teknologjisë.

“Nuk ka dyshim për pozicionin mbizotërues të “Facebook”-ut në tregun e medieve sociale, si edhe të përdorimit të këtij pozicioni mbizotërues”, argumentoi Gjykata federale gjermane në justifikim të gjykimit të saj.

Lexo Edhe:

Vendimi i gjykatës konfirmon një vendim të Autoritetit të Konkurrencë Kombëtare kundër gjigantit amerikan të internetit vitin e kaluar.