Gjykata Evropiane: Vaksinimi i detyrueshëm mund të jetë i nevojshëm, s’i shkel të drejtat - Gazeta Express
string(86) "gjykata-evropiane-vaksinimi-i-detyrueshem-mund-te-jete-i-nevojshem-si-shkel-te-drejtat"

Gjykata Evropiane: Vaksinimi i detyrueshëm mund të jetë i nevojshëm, s’i shkel të drejtat

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 15:11

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të enjten vlerësoi se vaksinimi i detyrueshëm nuk do të paraqiste shkelje të të drejtave të njeriut dhe mund të jetë i nevojshëm në shoqëritë demokratike.

Vendimi i kësaj gjykate erdhi pas përfundimit të një ankese të paraqitur në organin e lartë të drejtësisë nga familjet çeke sa i përket vaksinimit të detyrueshëm për fëmijët, shkruan Deutsche Welle, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Masa do të mund të vlerësoheshin si të nevojshme në një shoqëri demokratike”, thuhet në vlerësimin e gjykatës.

Ndonëse ky vendim nuk lidhet drejtpërdrejt me vaksinat për Covid-19, ekspertët besojnë se ai mund të ketë implikime për fushatat e vaksinimit kundër virusit, sidomos për ata që deri më tash kanë shfaqur refuzim për ta pranuar vaksinën.

Në vendimin e gjykatës thuhet se vaksinat e detyrueshme të autoriteteve shëndetësore çeke janë në linjë me interesin më të mirë të fëmijëve. “Synimi duhet të jetë që secili fëmijë të jetë i mbrojtur ndaj sëmundjeve serioze, përmes vaksinimit ose përmes cilësisë së imunitetit të tufës”, thuhet më tej në njoftim.

Gjykata vlerësoi se politikat shëndetësore të Çekisë nuk janë në kundërshtim me Nenin 8 për të drejtën e respektimit të jetës private në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas ligjeve të Çekisë, fëmijët duhet të vaksinohen kundër nëntë sëmundjeve, përfshirë difterinë, tetanozin, hepatitin B dhe fruthin.