Gjykata Europiane e Drejtësisë ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë italiane për pengimin e funksionimit të kampit të pritjes së emigrantëve të jashtëligjshëm në Gjadër. Sipas vendimit të publikuar këtë të premte, gjykatat kanë të drejtë të vlerësojnë dhe të nxjerrin nga lista e “vendeve të sigurta të origjinës” shtete që nuk i plotësojnë kriteret, duke mbështetur vendimet e gjykatave italiane që kthyen emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi.
Ky vendim vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni më 6 nëntor 2023, që parashikon dërgimin e emigrantëve të shpëtuar nga brigjet italiane në Gjadër për procedura riatdhesimi.