Kampi i emigrantëve në Gjadër të Shqipërisë po përballet sërish me sfida ligjore në Itali. Gjykata e Lartë në Romë ka kërkuar opinionin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë lidhur me përputhshmërinë me ligjin europian të marrëveshjes Shqipëri-Itali për dërgimin e emigrantëve në këtë kamp.
Në dy raste të veçanta, është hedhur poshtë dërgimi i azilkërkuesve të refuzuar dhe atyre që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Itali, duke konsideruar të paligjshëm transferimin e tyre në kampin e Gjadrit. Vendimet e Gjykatës së Apelit italiane vënë në pikëpyetje ndryshimet në funksionin e kampit, i cili aktualisht strehon më pak se 100 emigrantë, mes tyre shumë në pritje të riatdhesimit.
Gjykata Europiane do të vendosë përfundimisht për këtë çështje, duke shqyrtuar qëllimin fillestar të ngritjes së kampit si vend për trajtimin e em