string(81) "gjykata-e-tiranes-njohu-11-dhjetorin-vjen-reagimi-i-pare-nga-deputetet-e-berishes"

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2022 12:53

Gjykata e Tiranës njohu “11 Dhjetorin”, vjen reagimi i parë nga deputetët e Berishës

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2022 12:53

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar në lidhje me vendimin që dha sot gjykata e Tiranës, ku njohu statutin e kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Paloka tha se ‘Me ne fund drejtësia u vendos !”. Mes të tjerash ai ka postuar edhe disa foto nga Kuvendi i 11 dhjetorit që u mbajt në ‘Air Albania’.

Deputeti demokrat, pjesë e komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi iu është bashkuar reagimeve pasi gjykata vendosi në favor të Berishës, duke njohur 11 dhjetorin.

“Koha na dha të drejtë! Vota e 6 marsit na dha të drejtë! Gjykata na dha të drejtë!
Sovranitet absolut anëtarësisë së Partisë Demokratike!
Sot fitoi e vërteta! Fituan demokratët!
Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur! ✌?”, shkruan Këlliçi.