Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “5D” për të pandehurit Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.
Duke qenë se të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar gjyqtarja Elsa Ulliri ka kërkuar plotësimin e trupit gjykues me dy anëtarë. Seanca e radhës është caktuar 21.02.2024, ora 12:00.Më 26 dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato dhe bashkëpunëtorëve të tyre të cilët akuzohen për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...