Gjykata e Posaçme ka dënuar dy të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti” të vitit 2021. Jovan Memaj është dënuar me 8 vite burg pas akuzave për kultivimin e lëndëve narkotike, trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Ai u shpall fajtor për tre akuza: “Kultivim të bimëve narkotike” në bashkëpunim, “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, pasi nuk u provo të ishte i përfshirë në këtë veprimtari.
Bernard Tahiraj u dënua me 2 vite burg për trafikim narkotikësh në bashkëpunim me grupin e strukturuar kriminal. Ky vendim erdhi pas një gjykimi të shkurtuar dhe përfundoi me një ulje të masës së dënimit për të dy të pandehurit. Sipas vendimit të gjykatës, Memaj do të vuajë dënimin e tij në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa Tahiraj gjithashtu do të kalojë dënimin në të njëjtin lloj institucioni.Përveç dënimeve, gjykata ka ngarkuar të pandehurit me shpenzimet e hetimeve dhe procedurave gjyqësore, të cilat do të mbulohen nga ata në mënyrë solidare. Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...