string(75) "gjykata-e-larte-le-ne-fuqi-denimin-me-30-vite-heqje-lirie-per-njeriun-bombe"

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2023 10:21

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite heqje lirie për “njeriun-bombë”

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2023 10:21

Pasi u zbuluan pak nga bëmat e tija, 9 vite më parë, Julian Sinanaj konsiderohej “njeriu-bombë”. Shënjestrat e tij gjithnjë i tentonte t’i ekzekutonte me mina të telekomanduara, ndërkohë që shënohen një mori rastesh të rënda vrasjesh, plagosjesh dhe tentativash.

Julian Sinanaj, i cili u arrestua në flagrancë teksa kishte vënë në shënjestër biznesmenin e njohur të hidrokarbureve, pranoi të rrëfente pasi i druhej dënimit të përjetshëm.

E për pasojë ai mundi t`i shpëtonte atij pasi rrëfeu jo vetëm vrasjet e tentativat e ekzekutimeve të emrave të njohur, por madje edhe mekanizmat, bashkëpunëtorët e deri edhe mënyrën se si i ndiqte dhe i përgjonte “viktimat” e tij. Ai u dënua 6 vite më parë me vendim të formës së prerë por dënimi i tij u çua për rekurs në Gjykatën e Lartë, vendim që nuk ka ndryshuar.

VENDIMI

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me 30 vite burg për Julian Sinanajn, vrasësin serial të akuzuar për një sërë vrasjesh me pagesë në Shqipëri dhe Greqi. Ky i fundit për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm.

Dënimi me 30 vite burg për Sinanajn u dha në mars të vitit 2017 nga ish-Apeli për krime të rënda dhe ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjerë, Genis Mëhillaj 10 vite burg, Albin Mexhaj 8 vite burg, Ilir Karçini 5 vite burg, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg. Ndërkohë për Andon Mëhillajn, Gjykata e Lartë pushoi çështjen ku ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm pasi ndërroi jetë në qeli në vitin 2020.

/Gazeta Express