Gjykata e Lartë e Tiranës rrëzon rekursin e Apelit, Dritan Goxhaj nuk do të ekstradohet - Gazeta Express
string(86) "gjykata-e-larte-e-tiranes-rrezon-rekursin-e-apelit-dritan-goxhaj-nuk-do-te-ekstradohet"

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2024 15:48

Gjykata e Lartë e Tiranës rrëzon rekursin e Apelit, Dritan Goxhaj nuk do të ekstradohet

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2024 15:48

Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj nuk do të ekstradohet në Kosovë.

Gjykata e Lartë e Tiranës vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Apelit për ta dërguar atë në vendin fqinj, për llogari të Gjykatës Speciale.

Organi i akuzës u detyrua të ankimonte vendimin e Gjykatës së Apelit, pasi kjo e fundit refuzoi esktradimin e tij.

Në korrik të vitit të kaluar Dritan Goxhaj u arrestua nga policia me qëllim për ta përballur me akuzat për krime lufte gjatë kohës kur ai shërbente në Ushtrinë Çlirimtare.