Gjykata e Gjakovës i lë në paraburgim policin dhe qytetarin - Gazeta Express
string(59) "gjykata-e-gjakoves-i-le-ne-paraburgim-policin-dhe-qytetarin"

Gjykata e Gjakovës i lë në paraburgim policin dhe qytetarin

Lajme

Gazeta Express

25/02/2024 21:11

Gjykata Themelore në Gjakovë u ka shqiptuar nga një muaj paraburgim zyrtarit policor dhe një qytetari, për rastin e ryshfetit.

Zyrtari policor dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa qytetari dyshohet për dhënie ryshfeti.

Lexo Edhe:

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve T.Gj. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se T.Gj., ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale ‘Dhënia e ryshfetit’’, thuhet në njoftimin e gjykatës.