Nga të dhënat zyrtare dhe publike të Agjencisë së Prokurimit Publik, në datë 19.10.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër hapi garën për tenderin me objekt “Mobilim i zyrës së kryetarit dhe i paradhomës (sekretarisë)”, në datën 20.10.2021 mbylli garën dhe në datën 22.10.2021 shpalli fituesin në sistemin e prokurimeve publike të Agjencisë së Prokurimeve Publike
Vlera e fondit limit të këtij tenderi ishte llogaritur nga insitucioni 7.5 milionë lekë, ndërsa vlera e kontratës së operatorit të shpallur fitues brenda 1 ditë, 7.2 milionë lekë.
Sipas dokumentacionit të tenderit, tendri për mobilimin e Gjykatës nuk ka asnjë lidhje me institucionet e dhënies së drejtësisë, aq më tepër të ashtuquajturës “drejtësia e re”. Zyrat e reja të Kryetarit të Gjykatës dhe Sekretares, tashme do të kenë jo vetëm një pamje luksoze me veshje muri dhe tavani dekorative (rafte e ndriçues, por do të ketë edhe televizor, frigorifer por madje edhe pikturë abstrakte.
Ajo që bie në sy nga dokumentacioni i projektimit i siguruar nga emisioni investigative “Xhadat” nga Agjencia e Prokurimit Publik, përveç luksit, zyra e kryetarit të gjykatës dhe sekretares, do të këtë pamjen e një Bar-i dhe aspak të një institucioni për dhënien e drejtësisë
Bar Gjykata Dibër ose zyra e kryetarit dhe sekretares së Gjykatës së Dibrës, ka pamjen e një pijetore dhe aspak të një institucioni për dhënien e drejtësisë, ku çdo shqiptar ka shpresën për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të tyre.
Sjellim në vëmendje se, nga viti 2014 me taksat e qytetarëve më të varfër të Europës janë paguar 33.5 miliard lekë për mobilimin e zyrave të qeveritarëve, tendera të cilat janë jo vetëm në vlera të konsiderueshme por që kanë shndëruar zyrat e shtetit në ambiente luksi dhe shpesh, edhe si rasti i Gjykatës së Dibrës edhe në Bar-Institucione.
Në emisionet vijuese, emisioni investigativ “Xhadat” do t’i faktojë publikut me prova, fakte dhe dokumentacion zyrtar si shpenzohen taksat tona për mobilimin e zyrave të pushtetarëve./MCN