Gjykata e Apelit zhvendoset në një godinë të re përballë Parlamentit - Gazeta Express
string(68) "gjykata-e-apelit-zhvendoset-ne-nje-godine-te-re-perballe-parlamentit"

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2025 19:50

Gjykata e Apelit zhvendoset në një godinë të re përballë Parlamentit

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2025 19:50

Gjykata e Përgjithshme e Apelit do të zhvendoset në një godinë të re, pranë Komunitetit Mysliman dhe përballë Parlamentit. Objekti i përshtatur më herët për Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj i është kaluar në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe do të shërbejë si zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile të Apelit.

Vendimi vjen pas mungesës së kapaciteteve në godinën aktuale, e mbingarkuar që prej shkrirjes së 13 gjykatave të apelit në një të vetme, në shkurt 2023. Aktualisht në gjykatë janë 26 gjyqtarë, por organika parashikon 78 gjyqtarë dhe 32 ndihmës ligjorë.

Përveç mungesës së ambienteve për stafin, shqetësim mbetet edhe stoku i lartë i çështjeve – me 41,700 dosje të prapambetura në fund të vitit 2024.