Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj - Gazeta Express
string(91) "gjykata-e-apelit-le-ne-fuqi-vendimin-per-alda-klosin-sanitaren-rozeta-dobi-dhe-djalin-e-saj"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2024 20:15

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2024 20:15

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Rozeta Dobin, e arrestuar për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi, ku punonte si sanitare.

Më 19 mars të këtij viti, Gjykata e Tiranës dënoi me  2 vite e 6 muaj burg ish-zyrtaren e ministrisë së Financave Alda Klosi e akuzuar për fshehje të pasurisë.  Klosi përfitoi ulje me 1/3, duke u dënuar përfundimit me 20 muaj burg.Rozeta Dobi u dënua me  7 vite burg e cila me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite, ndërsa djali i saj Havier Dobi u dënua me 5 vite, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë vetëm 3.4 vite