Gjykata dënon me 1 vit burg Selami Simsek - Gazeta Express
string(41) "gjykata-denon-me-1-vit-burg-selami-simsek"

Gjykata dënon me 1 vit burg Selami Simsek

Gazeta Express

27/01/2020 18:13

Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit burg shtetasin turk Selami Simsek, teksa ky i fundit tentoi në korrikun e shkuar të kalonte nga Rinasi në Kanada përmes një vize false.

Gjykata e shpalli fajtori shtetasin turk dhe e dënoi me një vit burgim, pavarësisht kundërshtisë së avokatit mbrojtës, i cili vuri në dukje se klienti i tij qëndron prej 6 muajsh në paraburgim.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër Simsek ka kërkuar azil politik në Shqipëri, pasi njëlloj si rasti i Haru Çelik, edhe ai pretendon se jeta e tij është në rrezik në Turqi, pasi ai është përkrahës i  Gylen, e shpallur si organizatë terroriste nga qeveria e Erdogan. Por ndryshe nga Harun Çelik, i cili u dëbua menjëherë në Turqi, duket se Simsek do të përballet sërish me gjykatën për të mësuar nëse do t’i pranohet kërkesa për azil apo jo.

Kujtojmë se Harun Çelik, menjëherë sapo përfundoi dënimin (edhe ai tentoi të kalojë në Kanada me një vizë false) u dëbua në Turqi. Akti në fjalë, i kryer më 1 janar, solli reagim të fortë të një sërë ndërkombëtarëve, të cilët kërkuar llogari nga shteti shqiptar se përse nuk kishte respektuar të drejtat e njeriut dhe nuk i kishte dhënë mundësinë e një procesi të drejtë mësuesit turk, i cili gjithashtu kishte kërkuar azil politik./Express