Është më në fund nata e Krishtlindjes dhe Babagjyshi i Vitit të Ri ka nisur udhëtimin e tij rreth globit me slitën magjike, të tërhequr nga drerët fluturues.
Për fat të mirë, sot është më e lehtë se kurrë të shihni saktësisht ku ndodhet Santa, falë disa shërbimeve falas për telefon, kompjuter dhe televizor.
Ndjekja e lëvizjeve të Babagjyshit në prag të Krishtlindjes është kthyer në një traditë argëtuese për fëmijë dhe të rritur. Me minutat që numërohen deri në mëngjesin e 25 dhjetorit, ja mënyrat më të mira për të gjurmuar Santën sot dhe për të zbuluar sa afër është me shtëpinë tuaj.
🎅 Google Santa Tracker
Google e ka prej vitesh faqen e tij festive Santa Tracker, dhe çdo vit bëhet edhe më argëtuese. Para Natës së Krishtlindjes, faqja ofron video, lojëra dhe aktivitete interaktive për fëmijë, duke u shijuar më së miri në tablet ose kompjuter.
Fëmijët mund të luajnë lojëra si Code Lab, ku bashkojnë figura dimërore, ose Present Bounce, ku duhet të vendosin rripat transportues në mënyrë që dhuratat të bien në thesin e Babagjyshit.
Por sapo të vijë Nata e Krishtlindjes, faqja shndërrohet në një hartë interaktive, ku mund të shihni në kohë reale se ku ndodhet Santa në botë – një arsye më shumë që fëmijët të futen herët në shtrat!
🎄 NORAD Tracks Santa linçet
https://www.noradsanta.org/en/map
https://apps.apple.com/us/app/norad-tracks-santa-claus/id1181633163
Një nga gjurmuesit më klasikë dhe më të dashur. Çdo vit, NORAD (Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut) përdor teknologjinë e saj për të ndjekur udhëtimin e Babagjyshit.
Ky shërbim ekziston prej më shumë se 60 vitesh – shumë kohë përpara internetit, njerëzit mund të telefononin për të pyetur se ku ndodhej Santa. Sot, gjurmimi bëhet përmes faqes zyrtare dhe aplikacioneve falas për iPhone dhe Android.
Më së miri shijohet në një ekran të madh, por funksionon po aq mirë edhe në telefon apo tablet.
✈️ Plane Finder (Android & iOS)
Plane Finder është një aplikacion i njohur për ndjekjen e fluturimeve reale në mbarë botën. Por në Natën e Krishtlindjes, ai ka një surprizë të veçantë: Babagjyshi shfaqet në qiell
Edhe pse aplikacioni ka abonime gjatë vitit, gjurmimi i Santës ofrohet falas. Mund të shihni ku ndodhet ai në çdo moment dhe madje ta krahasoni me avionët e tjerë që fluturojnë në të njëjtën kohë.
Linçet: https://planefinder.net/
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.pinkfroot.planefinderfree&hl=en_GB
https://apps.apple.com/gb/app/plane-finder-flight-tracker/id361273585
📺 Sky TV – Santa Tracker
Falë për abonentët e Sky TV
Nëse keni Sky Q, Sky Stream ose Sky Glass, gjurmimi i Babagjyshit është shumë i thjeshtë. Mjafton të shtypni butonin e zërit në telekomandë dhe të thoni:
“Santa tracker”
Shërbimi shfaqet menjëherë në ekran, duke treguar vendndodhjen e Santës dhe drerëve të tij. Sky njofton se udhëtimi i Babagjyshit nis më 23 dhjetor, ndërsa më 24 dhjetor, në orën 10:00 të mëngjesit, ai fillon udhëtimin e tij të madh rreth botës.
Mund të përdorni edhe komanda të tjera zanore si:
“Ku është Santa?”
“Ku ndodhet Santa tani?”
“Ndiq Santën”
“A po vjen Santa sonte?”
Një udhëzues i plotë shfaqet automatikisht në ekran.
🎁 Pyetje festive për TV-në tuaj
Nëse doni pak më shumë argëtim, provoni të pyesni:
Santa, më trego shakanë tënde të preferuar të Krishtlindjes
Santa, çfarë bën pasi mbaron dita e Krishtlindjes?
Santa, çfarë po bën tani?
Santa, çfarë bën gjatë pushimeve verore?
Santa, sa elfë ke?
Santa, kur do të mbërrish këtu?
Santa, a jam në listën e fëmijëve të mirë?
Santa, çfarë dhurate do të më sjellësh? /GazetaExpress/