Gjurmët që la në kulturën e veshjes Michael Jackson - Gazeta Express
string(51) "gjurmet-qe-la-ne-kulturen-e-veshjes-michael-jackson"

Arte

Gazeta Express

06/05/2021 2:15

Gjurmët që la në kulturën e veshjes Michael Jackson

Arte

Gazeta Express

06/05/2021 2:15

Michael Jackson mund të këtë qenë i njohur për muzikën dhe zërin e tij të jashtëzakonshëm, por gjithmonë këngët bëhen edhe më të famshme kur këngëtari që i këndon di të vishet mirë

Shija për modën e Michael Jackson e bënë atë të famshëm, kryesisht për zgjedhjet e tij të guximshme dhe fiksimet e tij afatshkurtra në pamje të caktuara. Këtu janë përfshirë veshje të ndikuara nga ushtria, dorëza të bardha vezulluese madje edhe maskë në fytyrë në vitet e fundit të tij të jetës. Më poshtë do të keni një përmbledhje për stilin e Mbretit të Popit në këngët e tij më të njohura – si dhe modën e cila mbahet mend edhe sot.

Lexo Edhe:

Xhaketa dhe kostumi në hitin “Rock With You”

Kënga në fund të viteve të 70 e Machael Jackson ishte “Rock With You”, në të cilën këngëtari vallëzon me mikrofon në shkëlqim.

Megjithatë, shkëlqimet nuk ishin vetëm në mikrofon, pasi që ai shihet në një kostum argjendi të mbuluar me xixa derisa ai vallëzon jashtë në terr në drita të gjelbra.

Kënga u bë hit numër 1 në US Billboard Hot 100 dhe ishte kënga e dytë nga albumi i tij solo “Off the Wall”, transmeton GazetaExpress.

Xhaketa e kuqe në këngën “Thriller”

Kjo ndoshta është njëra prej veshjeve më të famshme të Michael që ai kishte veshur dhe ishte dizajnuar nga regjisorja e spoteve, gruaja e John Landis, Deborah.

Xhaketa e Michael në “Thriller” u bë ikonike, të cilën ai e veshi në kombinim me ngjyrë të zezë edhe për Billie Jean dhe një të njëjtë po me ngjyrë portokall në këngën Beat It.

Xhaketa origjinale është shitur për 1.8 milion dollarë në ankandin e Julien më 2011 dhe konsiderohet si një nga veshjet më të mira e të gjitha kohërave që ka veshur një këngëtar.

Xhaketa e “Bad”

Më 2018, xhaketa që veshi Michael në turneun e Bad në fund të viteve ’80 u shit për 298 000 dollarë.

Megjithatë, në videon muzikore, xhaketa ishte më e rëndë, me më shumë zinxhir e mbuluar dhe në përgjithësi më e famshme.

Video është ikonike dhe është bërë me regji të fituesit të Oscarit, regjisorit Martin Scorsese dhe xhaketa përfaqëson një prezantim më të mprehtë të asaj çfarë ishte Michael, transmeton GazetaExpress.

Kostumi “Smooth Criminal”

Duke vazhduar me sukseset e tij Michael, kostumi i tij në këngën Smooth Criminal ishte bërë shprehi e modës në New York.

Në videon e këngës, ai vallëzoi me disa shirita të bardh në gishtat e tij dhe në krah, të dyja këto që u bën klasike për të.

Ai ishte influencuar nga filmi “Godfather” për ta krijuar këtë video dhe për herë të parë debutoi me vallëzimin e tij antigravitet apo “ecja në hënë” siç njihet ndryshe.

Këmisha në “Black or White”

Michael e kishte zakon të vishte këmishë të bardh ose bluzë të bardh në videon e këngë “Black or White”, e cila udhëtoi në të gjithë botën.

Megjithatë, kjo veshje u bë ikonë, kryesisht në paraqitjet e tij në skenë të asaj kohe ku fansat do ta shihnin atë duke fluturuar atë si një pelerinë.

Kjo video muzikore tregonte Michaelin duke veshur dorëza – por duke lënë gishtat jashtë, të cilën më vonë e zëvendësoi dorëzën me vetëm një të tillë.

Veshja e frymëzuar nga ushtria për “Superbowl”

Edhe pse nuk është e lidhur me ndonjë këngë specifike, veshja e inspiruar me veshje të ushtrisë për Superbowl, i ka mahnitur fansat.

Për shumicën e zgjedhjes se modës nga Michael, ai kishte veshur rroba që frymëzoheshin nga ushtria, përfshirë xhaketa me pulla policësh dhe pantallona policor.

Kjo la gjurmë në modën e Hollywoodit, pasi që më vonë ato u mbuluan me xixa të arit dhe pulla të zeza tepër me stil.  /GazetaExpress/