Gjuriq në Washington, do të pritet nga Sekretari amerikan i Shtetit e zyrtarë të lartë të DASH-it - Gazeta Express
string(96) "gjuriq-ne-washington-do-te-pritet-nga-sekretari-amerikan-i-shtetit-e-zyrtare-te-larte-te-dash-it"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 9:42

Gjuriq në Washington, do të pritet nga Sekretari amerikan i Shtetit e zyrtarë të lartë të DASH-it

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 9:42

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do ta presë sot në Departamentin amerikan të Shtetit ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Siç ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit, takimi do të zhvillohet në DASH në 17:15 me orën lokale në Kosovë.

Mbylimi nga shtypi do të jetë i hapur, sipas njoftimit.

Nënsekretarja për Çështje Politike, Allison Hooker do t’i bashkohet takimit, sipas njoftimit të DASH.

Gjithashtu, në takim do të marrë pjesë edhe zyrtari më i lartë i Byrosë për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Hanrahan, do ta zhvillojë më pas një takim të veçantë me Gjuriqin në DASH, thuhet në njoftim.

Gjatë korrikut, Hanrahan vizitoi disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.

Në Prishtinë, ai ishte takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe me liderë të partive politike në vend. Temë ishin kriza politike dhe të drejtat e komunitetit serb.

Vizita e Gjuriqit në Washington zhvillohet në kohën kur Serbia ka thënë se s’mund të dialogojë me Kosovën, duke përdorur si arsyetim arrestimin e ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq më 18 korrik, pasi gjatë një fjalimi në Hoqë të Madhe, e cilësoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste” dhe i krahasoi veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare.