Gjuriq: Lista Serbe, mbrojtëse dhe simbol i shtetit serb në Kosovë - Gazeta Express
string(64) "gjuriq-lista-serbe-mbrojtese-dhe-simbol-i-shtetit-serb-ne-kosove"

Gazeta Express

03/06/2020 23:36

Gjuriq: Lista Serbe, mbrojtëse dhe simbol i shtetit serb në Kosovë

Gazeta Express

03/06/2020 23:36

Lista Serbe do të vazhdojë të jetë “mbrojtëse dhe simbol i pranisë së Serbisë” në Kosovë.

Kështu ka thënë të mërkurën Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Lexo Edhe:

Duke komentuar zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Gjuriq ka thënë se Beogradi pret që Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti “t’u japë fundë presioneve, taksave dhe bllokadave”, raporton agjencia e lajmeve “FoNet”.

Lista Serbe është bërë pjesë e qeverisë së re të Kosovës, të mërkurën. Kreu i këtij subjekti, Goran Rakiq, është zgjedhur zëvendëskryeministër i Kosovës.