Gjuriq i reagon Stefanoviqit që tha se vetëm Vuçiq s'ishte te pritja e Trumpit, merret edhe me presidenten Osmani - Gazeta Express
string(111) "gjuriq-i-reagon-stefanoviqit-qe-tha-se-vetem-vuciq-sishte-te-pritja-e-trumpit-merret-edhe-me-presidenten-osmani"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 14:31

Gjuriq i reagon Stefanoviqit që tha se vetëm Vuçiq s’ishte te pritja e Trumpit, merret edhe me presidenten Osmani

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 14:31

Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, i ka reaguar përmes profilit të tij në “X”, politikanit serb, Borko Stefanoviq, i cili ka deklaruar se vetëm Vuçiq s’ka qenë i pranishëm në pritjen e Trumpit. Gjuriq në reagimin e tij ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vucic, ka qenë i ftuar nga presidenti amerikan Trump që të marrë pjesë në pritjen e organizuar për të gjithë liderët. Megjithatë, sipas Gjuriqit, pjesëmarrja s’ka qenë e mundur shkaku i disa planifikimeve të tjera për takime në të njejtën kohë, shkruan Express.

Gjuriq tutje ka shtuar se presidenti serb Vuçiq është i vetmi politikan evropian që pati një takim të plotë me Sekretarin amerikan, Marko Rubio. Kryediplomati serb duket se e ka shfrytëzuar këtë reagim për t’u marrë edhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se Vuçiq ka pasur takim dhe jo sikurse disa zyrtarë të tjerë që kanë realizuar fotografi “në korridor”.

“Përndryshe, Presidenti ynë, është i vetmi udhëheqës evropian që pati një takim të plotë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio. Me fjalë të tjera, jo vetëm një mundësi për një selfie në korridor – siç ishte rasti për zyrtarët nga disa vende dhe territore të tjera”, ka shkruar Gjuriq.