“Gjuhen” me fjalë, Rina Balaj e Erza Jusaj - Gazeta Express
string(39) "gjuhen-me-fjale-rina-balaj-e-erza-jusaj"

“Gjuhen” me fjalë, Rina Balaj e Erza Jusaj

Gazeta Express

27/07/2020 21:49

Bukuroshja pejane dhe ish Miss Peja, Erza Jusaj ka shkëmbyer mesazhe interesante në distancë në instastory me reperën e njohur Rina Balaj

Debatet në mes të grave të suksesshme, sidomos për stilin e tyre, ka bërë që jo rrallë të flitet edhe për inspirimin e tyre dhe arritjet e tyre në showbiznes.

Lexo Edhe:

E në këtë mes duket se larg nuk është as Erza Jusaj, bukuroshja kosovare dhe ish Miss Peja.

Ajo ka filluar një debat me reperen Rina Balaj në rrjetet sociale dhe tërë kjo nisi nga një InstaStory e reperës Rina Bala.

“2 milionë njerz ne Kosove, 1 milion doken si Kylie Jenner. Kylie Jenner duhet me na sponzorizu si shtet”, shkroi së fundmi Rina në një postim të saj në rrjetin social Instagram.

Rina kështu kishte targetur gratë të cilat bëjnë ndërhyrje estetike dhe kopjojnë stilin e miliarderes 22 vjeçare.

Pas kësaj ka reaguar Erza, e cila është e njohur për bukurinë dhe format e saj seksi në instagram por edhe në rrjetet tjera sociale.

“Po veç Kylie me dashtë me bo spot e bon në shpi të vet. P.s Kush e ka mizën pas veshit e mer vesh”.

E duket se Rina ka xhiruar një videoklip në shtëpitë luksoze të Erzas, e cila është vajza e biznesmenit të njohur kosovar, Shkelzen Jusaj.

Ende nuk dihet se si ka nisur ky “sherr mes dy vajzave”, por duke njohur natyrën e Rinës, sidomos atë provokative, atëherë mund të pritet gjithçka në ditët e ardhshme mes këtyre dyjave. /GazetaExpress/