Historike/ Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju-Jork - Gazeta Express
string(82) "historike-gjuha-shqipe-hyn-ne-komunikimet-zyrtare-te-shkollave-publike-ne-nju-jork"

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 11:13

Historike/ Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju-Jork

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 11:13

Departamenti i Arsimit në Nju Jork ka përfshirë Gjuhën Shqipe si një nga gjuhët zyrtare të komunikimit në shkollat publike, një vendim historik që u bë publik më 18 qershor nga kancelarja Melissa Aviles-Ramos.

Me këtë vendim, shqipja bëhet një nga vetëm 13 gjuhët e përfshira zyrtarisht në komunikimet shkollore, mes mbi 180 gjuhëve të folura në qytet. Prindërit shqiptarë do të kenë tashmë akses në dokumente, njoftime dhe informacione shkollore në gjuhën amtare, duke lehtësuar përfshirjen e tyre në jetën arsimore të fëmijëve.

Ky hap përfaqëson një moment krenarie për komunitetin shqiptar në SHBA dhe një njohje të drejtpërdrejtë të kontributit të tyre në shoqërinë amerikane.