Sulmet e Kurtit ndaj LDK’së, Abdixhiku i përgjigjet: E ftoj në ballafaqim publik, nuk zhytemi në moçalin e pështymave - Gazeta Express
string(110) "gjuha-kunder-ldkse-ne-fushate-abdixhiku-kurtit-e-ftoj-ne-ballafaqim-publik-nuk-zhytemi-ne-mocalin-e-peshtymave"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 13:47

Sulmet e Kurtit ndaj LDK’së, Abdixhiku i përgjigjet: E ftoj në ballafaqim publik, nuk zhytemi në moçalin e pështymave

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 13:47

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku iu është përgjigjur ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Ditë më parë Kurti tha se opozita do të kalbet në opozitë dhe i ka cilësuar si miza.

Lidhur me këtë Abdixhiku u shpreh se nuk e ka ndërmend që të ofendojë në këtë fushatë.

“Nuk merremi me çështje negative në këtë fushatë. Kemi përpara një obligim të madh qytetar dhe ky obligim na thërret për propozime konkrete e për ide të ardhshme se si të bëhet vendi”, ka thënë Abdixhiku

Ai tha se askush nuk është për t’u sharë e përçare. “As për t’u zhytur në moçalin e madh të pështymave. Jemi për të prezantuar punën e ardhshme të Republikës së Kosovës, sepse ne duhet t’ju shpjegojmë qytetarëve tanë se për çfarë qëndrojmë”, ka vazhduar ai.

Abdixhiku ka ftuar qytetarët që t’i ndjekin tubimet e LDK-së që ata të kuptojnë se çfarë i pret për katër vitet e ardhshme.

“Kurse kryeministrin në ikje e ftoj edhe në ballafaqim publik, le t’i masim idetë për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku.