“Gjuetari i balonave”, fati i trishtë i fëmijëve në ambiente lufte - Gazeta Express
string(63) "gjuetari-i-balonave-fati-i-trishte-i-femijeve-ne-ambiente-lufte"

Arte

Gazeta Express

12/06/2021 0:35

“Gjuetari i balonave”, fati i trishtë i fëmijëve në ambiente lufte

Arte

Gazeta Express

12/06/2021 0:35

A keni ndjerë ndonjëherë një lidhje të thellë me një libër, sa ju është dashur kohë për të dalë nga bota e trilluar e krijuar nga shkrimtari?

Shumëkujt i ndodh që të mbetet pa gjumë si pasojë e aktivitetit të leximit, dhe kjo ngre pyetjen se si ky aktivitet arrin ta bëjë këtë gjë?

Një libër i shkruar mirë e bën lexuesin të dashurohet me të. Këta libra kanë të bëjnë me njerëz të zakonshëm dhe historitë e tyre që kanë humbur diku në këtë botë që ndryshon gjithnjë, e përveç kësaj, një libër i mirë na jep mësime të shkëlqyera.

Më poshtë CBC ju rendit disa mësime të jetës që mund t’i merrni nga libri “Gjuetari i Balonave” nga autori Khaled Hossein.

Fëmijët nuk janë libra për t’u ngjyrosur. Ju nuk mund t’i mbushni ato me ngjyrat tuaja të preferuara

Njerëzit kanë shumë pritje nga vetja e tyre dhe nga të tjerët. Ata priren të projektojnë pritjet e tyre edhe tek një fëmijë i palindur. Pritjet e shoqërisë dhe prindërve fillojnë të ndërtohen derisa një foshnjë rritet në një fëmijë.

Ëndrrat origjinale të fëmijëve shpërbëhen në përmbushjen e këtyre ëndrrave të parashikuara. Është plotësisht në rregull nëse fëmijët nuk përshtaten në këpucët e mëdha të prindërve të tyre. Ndoshta, ato ishin të destinuara për një palë tjetër.  Nëse secili fëmijë do të kishte lirinë për të bërë atë që dëshiron të bëjë, bota do të kishte qenë një vend tjetër.  Në ditët e hershme dhe të pafajshme të jetës është e rëndësishme që fëmijët të plotësojnë zgjedhjen e tyre të ngjyrave. Ne duhet të mësojmë t’i pranojmë njerëzit ashtu siç janë.

Gjithmonë ekziston një mënyrë për të qenë përsëri i mirë

Amiri e mbajti fajin e gabimeve të tij në pjesën më të madhe të jetës së tij, por ai ishte i lirë si era pasi bëri një vepër të mirë për mikun e tij, mbase atë të duhurin. Ai mori pak kohë për ta pranuar atë dhe për të marrë guximin, por, përfundimisht, ai luftoi për mikun e tij. Në fakt, në fund të gjithë personazhet në libër gjetën një mënyrë për të qenë përsëri të mirë. “Gjuetari i Balonave” është një mësim se dikush gjithmonë mund të jetë një njeri i mirë.
Të gjithë bëjmë gabime por ka një mënyrë për të fshirë veprimet tona të gabuara.

Kur thoni një gënjeshtër, ju vidhni të drejtën e dikujt për të vërtetën
Në këtë libër shihen marrëdhënie të prishura, besim i shkatërruar dhe njerëz të irrituar. Pse ndodh e gjithë kjo?
Ndoshta, për shkak të një gënjeshtre sepse gënjeshtrat luajnë një rol delikat në këtë libër. Një gënjeshtër nga babai i Amirit ndryshoi jetën e Hasanit, dhe kjo nuk është arsye për ndonjë veprim. Ne gjithmonë mund të themi të vërtetën. Të qenët i sinqertë është e vështirë, por mos të harrojmë, se duke gënjyer ne po vjedhim të drejtën e dikujt, dhe nuk kemi asnjë të drejtë ta bëjmë atë.

Një fëmijë që nuk qëndron për veten e tij bëhet person që nuk mund të qëndrojë për asgjë
Ndërsa rrënjët e forta mbajnë pemën, morali i mbjell në fëmijëri ndërton personalitetin e një individi. Nëse një fëmijë nuk arrin të mësojë të ngrihet për veten e tij, ai nuk do të qëndrojë kurrë për të tjerët, dhe ata kurrë nuk do të mësojnë të qëndrojnë për bindjet e tyre.
Ky është një mësim që nëse nuk kemi një bazë të mirë në fëmijëri, personaliteti jonë do të shuhet, dhe do të ndërtohet në bazë të virtyteve të cilat jemi rritur.

Qëndroni fjalëve dhe premtimeve që bëni
Ne nuk shohim shumë njerëz që u qëndrojnë fjalëve të tyre sot, por Hasani i vogël na mëson të jemi të mirë dhe beson në ato që themi. Ai donte të thoshte me zemrën e tij kur tha:
“Për ty edhe një mijë herë të tjera” dhe njerëz të tillë jo vetëm që janë të rrallë, por edhe na duan për atë që jemi. Është e vështirë të jesh po aq falës sa Hasani por mund të provoni.

Ne zhytemi në keqardhje për veten dhe i nënshtrohemi humbjes dhe vuajtjes të cilën e pranojmë si një fakt të jetës, madje e shohim atë si një domosdoshmëri.
Nëse ndalojmë së mëshiruari veten, mund të bëjmë gjithçka. Ne e përjetojmë atë që mendojmë dhe mendimet tona drejtojnë jetën tonë. Askush nga ne nuk do të dëshironte të bënte një jetë plot humbje dhe vuajtje. Vetëkeqardhja nuk na bën mirë. Në vend që të ndiejmë keqardhje për veten tonë, duhet të shohim pamjen më të madhe dhe të dalim nga kutia që kemi krijuar.

Disa prej këtyre shembujve dhe perlave në këtë libër janë modeli më i mirë i dashurisë dhe i moralit njerëzor, por edhe i mësimeve të cilat të bëjnë të zgjohesh nga një humnerë, dhe të jetosh pastaj në një botë të vërtetë.

Mesazhet më mbresëlënëse që mund t’i merrni nga ky libër janë:

  1. Lufto të bëhesh më i mirë se ai që ishe dje, por kujtoje gjithmonë veten tënde të vjetër.
  2. Lidhja e miqësisë dhe dashurisë është më e fortë se gjithçka tjetër.
  3. Kini guximin të ngriheni kundër të gabuarve, përndryshe ai moment do t’ju ndjekë përgjithmonë.
  4. Çdo marrëdhënie, e lidhur me dashuri dhe kujdes ka nevojë për kohë për t’u ushqyer me shumë mirëkuptim dhe durim, prandaj mos u dorëzo.