Sonte në kryeqytet ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi”, afër shkollës “Pavarësia”. Policia e Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.
Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar”, theksoi Ahmeti.