Para pak minutash, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndonëse ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Lexues të Gazetës Express kanë treguar se një veturë e tipit Golf është ndalur dhe ka gjuajtur me armë drejt një mobilshopi në lagjen Ulpiana.
Pastaj, sipas lexuesit, edhe pronari i këtij mobilshopi i është përgjigjur në mënyrën e njëjtë, duke gjuajtur me armë.
Policia është në vendin e ngjarjes, ndonëse ende nuk kemi marrë një konfirmim zyrtar.
Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar.