Gjuajtje me armë në koncertin e këngëtares shqiptare - Gazeta Express
string(52) "gjuajtje-me-arme-ne-koncertin-e-kengetares-shqiptare"

Gjuajtje me armë në koncertin e këngëtares shqiptare

Rozë

Gazeta Express

06/07/2022 12:26

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Ava Max, është duke mbajtur së fundmi një tur mbarëkombëtar me koncerte.

Pak ditë pasi performoi në një koncert gjigant në Londër të Mbretërisë e Bashkuar, ajo u drejtua për në Filadelfia të ShBA-së, për koncertin e saj të radhës me rastin e 4 korrikut.

Lexo Edhe:

Mirëpo jo gjithçka ka shkuar siç duhet, pasi të shtëna armës janë dëgjuar shumë pak minuta pasi këngëtarja shqiptare ka përmbyllur koncertin e saj.

View this post on Instagram

A post shared by AVA MAX (@avamax)

“Jam e shkatërruar nga të shtënat që ndodhën pas shfaqjes sonë Filadelfia mbrëmë. Nuk e di se çfarë po ndodh me këtë vend. Kudo që jemi ne jemi të tmerruar. Jemi të traumatizuar. Kjo duhet të marrë fund. Unë lutem që të gjithë të qëndrojnë të sigurt në shfaqjet dhe ngjarjet e ardhshme, me gjithë dashurinë time”, shkroi Ava Max në Instagram.

I dyshuari që ka gjuajtur me armë ende nuk është identifikuar.