Gjuajtja e Ronaldos shkoi keq, goditi në kokë një kameraman - Gazeta Express
string(58) "gjuajtja-e-ronaldos-shkoi-keq-goditi-ne-koke-nje-kameraman"

Sport

Gazeta Express

17/09/2023 11:47

Gjuajtja e Ronaldos shkoi keq, goditi në kokë një kameraman

Sport

Gazeta Express

17/09/2023 11:47

Ndeshja e fundit ndaj Al-Raed shkoi mirë për Cristiano Ronaldon pasi Al-Nassr doli fitues.

Ylli portugez shënoi një gol një gol në fitoren 1:3, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, një ndryshim në aftësitë e veteranit po shqetëson disa tifozë. Në ndeshjen e Al-Raed, gjuajtja e lirë e Ronaldos humbi objektivin.

Goditja e tij shkoi jashtë portës, teksa goditi në kokë një kameraman që ishte i vendosur prapa.

Pas kësaj, kameramani gati u rrëzua. Kolegët e tij nxituan menjëherë për ta ndihmuar dhe e gjetën me një shënjë në kokë.

Megjithatë, nuk është raportuar se bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz dhe gjendja e kameramanit besohet të jetë e mirë. /Gazeta Express/