Gjuajti me armë zjarri pas mosmarrëveshjes, i gjenden kallash e plumba në shtëpi - Gazeta Express
string(79) "gjuajti-me-arme-zjarri-pas-mosmarreveshjes-i-gjenden-kallash-e-plumba-ne-shtepi"

Gjuajti me armë zjarri pas mosmarrëveshjes, i gjenden kallash e plumba në shtëpi

Gazeta Express

18/10/2020 9:58

Policia ka arrestuar një person në fshatin Remnik të Gjilanit, pasi kishte gjuajtur me armë zjarri, raporton Express

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, njofton policia.

Lexo Edhe:

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47 dhe 69 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në afërsi të lokalit të viktimës mashkull  kosovar ka shtënë me armë zjarrit .Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 69 fishekë dhe një gëzhojë”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit  dyshuari dërgohet në mbajtje./Express/