Gjuajti me armë në një aheng, Policia inicion rast ndaj të dyshuarit - Gazeta Express
string(67) "gjuajti-me-arme-ne-nje-aheng-policia-inicion-rast-ndaj-te-dyshuarit"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 10:30

Gjuajti me armë në një aheng, Policia inicion rast ndaj të dyshuarit

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 10:30

Policia në Ferizaj ka njoftuar se një person ka pranuar se ka shtënë me armë në një aheng familjar në fshatin Gaçkë më 5 gusht.

“Më 05.08.2025, rreth orës 21:00, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gaçkë. Njësitet reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin G. Sh, 47 vjeç, i cili ka pranuar se ka shtënë në ajër me armë zjarri.”

Policia ka sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 23 fishekë.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast penal për veprat: – Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; – Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.”

Policia ka bërë apel që të mos përdoren armët nëpër festa.

“Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve. Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë! Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme.”