string(111) "gjoshi-propozimi-i-pdkse-per-takim-te-presidentja-po-merr-forme-urojme-qe-partite-ta-shfrytezojne-kete-momentum"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 16:35

Gjoshi:  Propozimi i PDK’së për takim te Presidentja po merr formë, urojmë që partitë ta shfrytëzojnë këtë momentum

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 16:35

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë sot se  PDK po i prin zgjidhjes së bllokadës institucionale.

“Përveç takimeve me të gjitha partitë politike, në funksion të tejkalimit të krizës, tashmë edhe propozimi i PDK-së për një takim gjithëpërfshirës po merr formë, me ftesën e Presidentes. Kjo është logjika shtetformuese e PDK-së dhe veprimi ynë i përgjegjshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve. Urojmë që partitë e tjera ta shfrytëzojnë këtë momentum për t’i dhënë vendit zgjidhje, e jo të ngulmojnë në pozicione të ngurta që u shërbejnë vetëm kalkulimeve elektorale. Sido që të jetë përfundimi – ne jemi këtu!”, tha ai.