Pas fitores historike së Kosovës ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026, emisioni “Frontal” në T7 i është përkushtuar këtij suksesi.

Në studio të ftuar janë ish-futbollistët e viteve 90-ta, që luanin në lloçin e Kosovës, Tahir Lushtaku dhe Malsor Gjonbalaj.
Gjonbalaj ka thënë se kritikat janë të mira ndaj futbollistëve, kur kanë bazë dhe bëhen pa ofendime dhe fyerje.
“Ndeshje mbresëlënëse, pakkush e ka pritur këtë rezultat. Kemi qenë optimistë për fitore megjithatë, pasi kemi cilësi në kombëtare, më shumë se Sllovakia. Do të duhej t’i përkrahim këta djemë, edhe pavarësisht rezultateve. Sportistët e përfaqësojnë më së miri shtetin e Kosovës, duke nisur nga Majlinda Kelmendi e xhudos, deri te Kosova në futboll”, tha ai fillimisht.
“Kritika e mirëfillt ndihmon, mirëpo kritika pabazë e sharjet e fyerjet në rast humbjeje, e fjalitë e paduhura, nuk kanë vend për kombëtaren e Kosovës. Kanë lojtarët familje, janë socialë, ndikojnë për keq ato fjalë”, shtoi ai./GazetaExpress/