Policia e Kosovës ka gjobitur dy shoferë të moshës 20 dhe 23 vjeçare, meqë kanë bërë gara të shpejtësisë në Ferizaj, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në trafik.
Ndaj tyre policia shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj, raporton Express.
“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.