Gjobiten dy shoferë në Ferizaj, drejtonin veturat me shpejtësi në zonën 50 km/h - Gazeta Express
string(78) "gjobiten-dy-shofere-ne-ferizaj-drejtonin-veturat-me-shpejtesi-ne-zonen-50-km-h"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 20:15

Gjobiten dy shoferë në Ferizaj, drejtonin veturat me shpejtësi në zonën 50 km/h

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 20:15

Dy shoferë janë ndëshkuar për shpejtësi të tejkaluar në Ferizaj, ka njoftuar Polciia e Kosovës.

Të dielën orës 16:00, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, Njësia e Komunikacionit Rrugor ndaloi dy shoferë për kundërvajtje trafiku.

Shoferi A.H. (45 vjeç) u kap duke drejtuar veturën Golf me shpejtësi me 104 km/h në zonë me kufizim 50 km/h.

Ai u gjobit me 300 €, 3 pikë negative dhe iu shqiptua masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit për 6 muaj.

Shoferi L.M. (20 vjeç) po drejtonte veturën Audi me shpejtësi 89 km/h në të njëjtën zonë. Ai u gjobit me 200 €, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj.

“ Gjatë verifikimit u konstatua se ai kishte masë aktive ndalimi nga 12.06.2025 deri më 11.09.2025. Për këtë shkelje të dytë, iu shqiptua edhe një gjobë prej 500 €, 5 pikë negative, ndalim shtesë i drejtimit për 6 muaj dhe iu konfiskua vetura. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet për rritjen e sigurisë”, thuhet në njofitm. /Gazeta Express