“Gjobat vendosen nga polici”, eksperti: Kodi Rrugor është kthyer në “defter bakalli” - Gazeta Express
string(78) "gjobat-vendosen-nga-polici-eksperti-kodi-rrugor-eshte-kthyer-ne-defter-bakalli"

Gazeta Express

27/02/2020 21:52

“Gjobat vendosen nga polici”, eksperti: Kodi Rrugor është kthyer në “defter bakalli”

Gazeta Express

27/02/2020 21:52

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha i konsideron të tepërta ndërhyrjet në Kodin Rrugor që pritet të ndërmerren nga Ministria e Brendshme, teksa argumenton se propozimet nuk janë të studiuara.

Ai e cilëson një dukuri negative propozimin që gjobat të vendosen nga efektivi i cili konstaton shkeljen.

Lexo Edhe:

Hoxha tha në studion e lajmeve të “Vizion Plus” se edukimi është shumë i dobët në Shqipëri sa i përket sigurisë rrugore dhe se Kodi Rrugor është kthyer në një “defter bakalli”, që sipas tij çdo kujt i jepet mundësia për të ndërhyrë e për të shkruar në të.

“Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara në këtë periudhë, por ka nëvojë për përmirësime, veçanërisht në ndryshimet në kodin rrugor. Propozimet nga Ministria e Brendshme nuk janë të studiuara. Në asnjë vend të botës nuk bën policia sa duhet të jetë gjoba, policia duhet të çojë problemin.

Policia nuk mundet të bëjë llogari se sa është niveli mesatar i popullsisë. Kjo është një dukuri negative, ne duam ta luftojmë korrupsionin vetëm me burgje dhe SPAK. Korrupsioni luftohet nëpërmjet ligjve. Edukimi tek ne është shumë i dobët, përgatitja e drejtuesit të mjetit është shumë I dobët. Kodi rrugor është kthyer në një defter bakalli, pra kushdo shkruan në të.”

Hoxha nënviozi mes të tjerash se në hartimin e Kodit Rrugor është e rëndësishme që të kontribuojnë të gjithë ekspertët.

“Kodi Rrugor nuk i përket policisë. Kodi Rrugor është shumë i prekshëm sepse prek të gjitha shtresat e shoqërisë dhe si i tillë është domosdoshmëri që në atë të japin kontribut të gjithë ekspertët e fushave dhe jo sektorë të caktuar. P.sh: Ministria e Infrastrukturës kërkon që të disiplinojë autoshkollat, por nuk është kodi rrugor vendi i duhur, pra ato rregullohen me akte nënligjore.”