Gjykata e Posaçme e shkallës së parë shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK-u për fshehje të pasurisë. Vendimi është dhënë ditën e sotme, pas shqyrtimit të çështjes nga GJKKO.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 të K.Penal”.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...