Kërkesa e Lefter Kokës për zbutje të masës së sigurisë u rrëzua dhe togat e zeza të GJKKO-së u shprehën se ish-ministri do të kurohet si çdo qytetar i Shqipërisë dhe do ti garantohen të gjitha të drejtat, përfshirë edhe për kujdesin shëndetësor.
Gjyqtari Erion Bani, sot në seancën e radhës për ish-ministrin, vendosi mos pranimin e kërkesës së mbrojtjes së Kokës, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, pavarësisht se avokatët paraqitën ekspertizën e mjekëve që theksonin gjendjen delikate shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit.
Gjithashtu gjykata i jep të drejtë Lefter Kokës që jo vetëm të kryeje vizita ne ambientetet e paraburgimit, por edhe në qendrën spitalore universitare si dhe në qendra të tjera të posaçme. Kjo për shkak të aktit të ekspertimit mjekësore që kishte përcaktuar se gjendja shëndetësore e Kokës është veçanërisht e rënduar.
Në kuadër të ndërkombëtarizimit #UNI – Universum International College powered by Arizona State University, hap thirrjen për 161 bursa për shkëmbim të...