GJKKO reagon për deklaratat e Veliajt: Dado nuk i është drejtuar me fjalët ‘ndyrësirë' - Gazeta Express
string(83) "gjkko-reagon-per-deklaratat-e-veliajt-dado-nuk-i-eshte-drejtuar-me-fjalet-ndyresire"

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 18:46

GJKKO reagon për deklaratat e Veliajt: Dado nuk i është drejtuar me fjalët ‘ndyrësirë’

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 18:46

GJKKO ka reaguar pas deklaratës së Erion Veliaj, i cili kishte publikuar edhe dialogun e zbardhur nga seanca, në të cilin dallohet që prokurori Dado e quan kryebashkiakun ‘ndyrësirë’.

Në një deklaratë për mediat, GJKKO thotë se ky debat nuk është i vërtetë, pasi nuk rezulton që gjatë seancës të jetë përdorur përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado.

Reagimi i GJKKO

Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.

Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.

Advertisement
Advertisement
Advertisement