GJKKO përfundon seancën për dosjen e ”Sterilizimit”, shpallet vendimi më 29 dhjetor - Gazeta Express
string(80) "gjkko-perfundon-seancen-per-dosjen-e-sterilizimit-shpallet-vendimi-me-29-dhjetor"

GJKKO përfundon seancën për dosjen e ”Sterilizimit”, shpallet vendimi më 29 dhjetor

Shqiperi

Gazeta Express

12/12/2024 20:26

Pas më shumë se 8 orësh seancë, dosja e ”Sterilizimit” ka përfunduar në Gjykatën e Posaçme. Të pandehur në këtë çështje janë ish-ministri Ilir Beqaj, ish-zëvendësministri Klodjan Rrejpaj, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Gjatë seancës, ka pasur debate mbi provat e organit të akuzës dhe mënyrën e mbrojtjes së të pandehurve, disa prej të cilëve kërkuan pushimin e çështjes ose kthimin e dosjes për hetime më të thelluara. Një pjesë kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa Ilir Beqaj ka kërkuar procedurë të zakonshme.

Lexo Edhe:

Gjykata e Posaçme do të shpallë vendimin për këtë dosje më 29 dhjetor, në orën 9:30.