Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ado Xhikën (alias Ado/Elkier Cërriku), Ervis Dakën dhe Maksim Koçin, të ekstraduar pak ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri, me kërkesë të Interpol Tiranës.
Të tre akuzohen nga SPAK për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, dhe janë të dyshuar për disa vepra të rënda penale, përfshirë “vrasje me paramendim, mbetur në tentativë”, “sigurim të kushteve për të kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.Sipas hetimeve, Daka dyshohet për rolin e tij në përgatitjen e vrasjes së Arjan Spahiut në Belgjikë dhe në atentatin ndaj Kei Piut, ndërsa Koçi përfshihet në disa vrasje të kryera dhe të mbetura në tentativë. Ado Xhika akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në atentatin me snajper ndaj Ardian Çapjas.Tre të ekstraduarit konsiderohen bashkëpunëtorë të ngushtë të të shumëkërkuarit Talo Çela.