GJKKO lë në fuqi masat për 19 të hetuarit e UBT, “detyrim paraqitje” për 5 të tjerë - Gazeta Express
string(80) "gjkko-le-ne-fuqi-masat-per-19-te-hetuarit-e-ubt-detyrim-paraqitje-per-5-te-tjere"

Shqiperi

Gazeta Express

26/02/2025 20:30

GJKKO lë në fuqi masat për 19 të hetuarit e UBT, “detyrim paraqitje” për 5 të tjerë

Shqiperi

Gazeta Express

26/02/2025 20:30

GJKKO ka lënë në fuqi masat për 19 të hetuarit e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ndërkohë për 5 të tjerë zbuti masat nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Prokuroria e Posaçme i kishte vënë nën përgjim dy zëvendësrektorët e UBT, Romina Koto dhe Ilir Kapaj, si dhe administratorin Edmond Tërthorja.

Për dy të parët prokuroria kishte kërkuar detyrim paraqitje kurse për administratorin, arrest në burg.

Pas zbardhjes së tabulateve të telefonatave, organi i posaçëm i akuzës arriti në konkluzionin se ata kishin bashkëpunuar për të paracaktuar fituesit e tenderave.

Bëhet fjalë në total për 9 tendera në vlerën e 90 mln lekë, procedura prokurimi të zvilluara në vitin 2022. Në këto kushte ata dyshohet se kanë kryer veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Advertisement
Advertisement
Advertisement