Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli.
Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 kishte kërkuar një masë më të butë sigurie, kërkesë e cila është rrëzuar nga GJKKO.
Pas vendimit, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha për mediat se do të vijojnë betejën për lirimin e Metës.
“Unë e dija që do ta rrëzonte. Për mua…nuk aludoja që mund të kishte një vlerësim ndryshe. Nga sot zonja Gjoka do largohet, nuk e bën dot këtë çështje. Sot, edhe një herë tjetër, duhet të jeptë një vendim ndryshe dhe zoti Meta të lirohej. Ajo nuk e bëri, problemi është i saj, ne do vazhdojmë betejën”, tha avokati i Metës, Kujtim Cakrani.
Ish-Presidenti Ilir Meta akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...