Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së të datës 13 gusht, kur Gjykata e Posaçme e la në burg ish-Presidentin e Shqipërisë.
Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela e konsideroi të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar dhe për këtë arsye Meta vijon të mbahet si i paraburgosur në burgun 313.
“E nderuara Gjykatë! Me vendimin nr. 546 datë 13.08.2025 të Gjykatës Shkallës parë kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës së shtetasit Ilir Metaj, për zëvendësimin masës e sigurimit personal nga “arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i kodit procedurës penale, në masën e detyrimit për tu paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore, ndalimi daljes jashtë vendit dhe garancinë pasurore. Duke mos qenë dakord me vendimin e mësipërm vendosëm ta apelojmë pranë Gjykatës Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në kërkesën e dorëzuar pranë gjykatës nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani, shkruan A2CNN.
Për SPAK-un, që ishte kundër kërkesës për të zbutur masën e arrestit në burg, ekziston mundësia që Ilir Meta, nëse nuk mbahet në qeli, mund të intimidojë dëshmitarët.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...