Vazhdon të flitet për Neymar Junior. Këtë herë jo për një driblim spektakolar, një gol apo një asist për shokët e skuadrës.
Statistika që po qarkullon është pa dyshim shumë kurioze dhe lidhet me një mungesë të vazhdueshme të yllit brazilian pikërisht në një datë të caktuar.
Dje, Santosi luajti në fushën e Mirassol në një ndeshje të kampionatit brazilian dhe ish-ylli i Barcelonës nuk ishte i pranishëm as në bankën rezervë.
Zyrtarisht ai u mbajt në pushim nga stafi teknik, shkruan “Gazeta Express”.

Deri këtu mund të dukej si një rotacion normal i skuadrës apo një ndalesë pas lodhjes së madhe gjatë sezonit.
Por ka një detaj interesant: dita e djeshme nuk ishte një datë si gjithë të tjerat.
11 marsi është ditëlindja e motrës së Neymarit, dhe që nga viti 2015 futbollisti brazilian ka munguar thuajse çdo vit në këtë datë, qoftë për shkak të pezullimeve, dëmtimeve apo arsyeve të tjera.
Lista e mungesave është mjaft e gjatë:
2015 – Barcelona: i pezulluar
2016 – Barcelona: i pezulluar
2017 – Barcelona: i lënduar
2018 – Paris Saint-Germain: i lënduar
2019 – Paris Saint-Germain: i lënduar
2020 – PSG: kampionati u ndërpre për shkak të pandemisë
2021 – PSG: i lënduar
2023 – PSG: i lënduar
2024 – Al-Hilal: i lënduar
2025 – Al-Hilal: i lënduar
2026 – Santos: pushim
Kjo seri rastësish ka bërë që prej vitesh të qarkullojnë teori dhe diskutime në media dhe rrjete sociale për këtë “traditë” të çuditshme që e ndjek sulmuesin brazilian.
Megjithatë, deri tani bëhet fjalë vetëm për një koincidencë statistikore që vazhdon të përsëritet nga sezoni në sezon. /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...