Gjithherë e bëni gabimisht këtë bombë vitaminoze: Nutricionisti zbulon mënyrën më të shëndetshme të përgatitjes - Gazeta Express
string(110) "gjithhere-e-beni-gabimisht-kete-bombe-vitaminoze-nutricionisti-zbulon-menyren-me-te-shendetshme-te-pergatitjes"

Gjithherë e bëni gabimisht këtë bombë vitaminoze: Nutricionisti zbulon mënyrën më të shëndetshme të përgatitjes

Gazeta Express

02/12/2019 7:52

Të gjithë e dimë për kombinimin e shkëlqyeshëm dhe më popullor të panxharit të kuq, karotës dhe mollës. Mirëpo të gjithë e bëjmë në mënyrë të gabueshme

Është e domosdoshme më parë ta shtrydhni panxharin.

Lexo Edhe:

Të gjithë e dimë se si ai e ka atë aromë të rëndë dhe të fuqishme të dheut. Prandaj duhet patjetër lëngun ta lëmë të qëndrojë dhe që sulfuri i cili gjendet në të të avullohet dhe vetëm pastaj i shtojmë mollët, karotat dhe ndonjë agrume.

Qoftë nëse përgatitni lëng apo përzierje të këtyre përbërësve, kini parasysh që panxhari patjetër duhet të qëndrojë pak, sepse vetëm atëherë do të jetë i gatshëm të veprojë në favor të shëndetit tuaj.

Kjo pije është miku i madh i zemrës. Në lëngun e karotës gjenden fitonutrienët të cilët nxisin shëndetin e zemrës, siç janë alfa dhe beta-karoteni dhe luteina.

Në saje të mollës, pija vepron pozitivisht në nivelin e ngritur të kolesterinës së keqe në gjak (LDL), rregullon shtypjen e gjakut dhe mbron zemrën nga sëmundje të ndryshme.

Panxhari i kuq u ndihmon arterieve të ruajnë elasticitetin dhe zvogëlon nivelin e kolesterinës në gjak.

Kjo pije është e shkëlqyeshme sepse:

▪ nxit qarkullimin e gjakut dhe forcon gjakun, ndërkaq mbron edhe nga sulmet në zemër,

▪ pastron dhe mbron nga infeksionet,

▪ ndihmon shëndetin e lëkurës,

▪ mbron shikimin,

▪ është aleat natyral kundër telasheve shëndetësore të femrës, siç janë dhembjet menstruale.