Gjithçka që duhet të dini për zhvillimet e 3 vaksinave Covid-19 - Gazeta Express
string(63) "gjithcka-qe-duhet-te-dini-per-zhvillimet-e-3-vaksinave-covid-19"

Gazeta Express

06/08/2020 11:26

Gjithçka që duhet të dini për zhvillimet e 3 vaksinave Covid-19

Gazeta Express

06/08/2020 11:26

Qeveria amerikane po shpenzon miliarda në zhvillimin e vaksinave efektive kundër Covid-19 për tre kompani: Moderna, Pfizer dhe Novavax, shkruan CNN.

Moderna:

Lexo Edhe:

Vaksina me ndihmën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë është duke u zhvilluar nga Moderna, një kompani bioteknike me qendër në Kembrixh dhe Msaçusets.

Studimet e fazës së parë treguan, se personat që kanë përdorur këtë vaksinë, kishin zhvilluar një përgjigje imunitare, që është ajo që studiuesit donin të shihnin. Faza e dytë ka filluar në maj, ndërsa Faza e tretë filloi punimet gjatë javës së kaluar. Në këtë eksperiment do të përfshihen 30.000 të rritur në 89 vende të botës.

Efektet anësore: më shumë se gjysma e pjesëmarrësve, që kishin marrë këtë vaksinë raportuan për efekte anësore, të cilat konsiderohen nga ekspertët si normale: të dridhura, dhimbje koke, dhimbje muskulare dhe lodhje.

Pfizer:

Pfizer po zhvillon më shumë se një lloj vaksine në partneritet me kompaninë gjermane BioNTech.

Studimet e fazës së 1 dhe 2 filuan javën e kaluar. Nëse eksperimentet rezultojnë të suksesshme dhe marrin miratimin e FDA-së, deri në fund të vitit mund të jetë në dispozicion 100 milion doza të kësaj vaksine.

Efektet anësore : përgjithësisht ishin mesatarisht të lehta, që zgjatën dy deri në tri ditë duke përfshirë ethe, lodhje dhe të dridhura.

Novavax:

Instituti Novavax me bazë ne Maryland shpreson, që vaksina e zhvilluar nga ta të jetë gati për provat e fundit muajin e ardhshëm.

Studimet e fazës së parë rezultuan mjaft pozitve. Pjesëmarrësit, që morën vaksinën kishin nivele antitrupash që mund ta luftojnë virusin, dhe të cilët ishin katër herë më të fortë se antitrupat e sistemit imuntiar.

Efektet anësore: nga 106 persona që morën vaksinën, pesë përjetuan efekte anësore të rënda, duke përfshirë dhimbje muskujsh, të vjella dhe dhimbje nyjesh, ndërsa të tjerët përjetuan  simptoma më të lehta./Gazeta Express