Gjithçka që duhet të dini për shortin e Ligës së Kombeve, ku përfshihen edhe Kosova e Shqipëria - Gazeta Express
string(94) "gjithcka-qe-duhet-te-dini-per-shortin-e-liges-se-kombeve-ku-perfshihen-edhe-kosova-e-shqiperia"

Futboll

Gazeta Express

12/02/2026 16:00

Gjithçka që duhet të dini për shortin e Ligës së Kombeve, ku përfshihen edhe Kosova e Shqipëria

Futboll

Gazeta Express

12/02/2026 16:00

Sot në orën 18:00 në Bruksel merr jetë edicioni i pestë i Nations League.

Turneu, i cili u mendua për të zëvendësuar miqësoret mes kombëtareve të ndryshme, është fituar dy herë prej Portugalisë dhe një herë nga Franca dhe Spanja.

54 shoqatat pjesëmarrëse në Ligën e Kombeve UEFA për sezonin 2026/27 janë të ndara në katër grupe.

Shorti i Ligave A, B dhe C do të formojë katër grupe me nga katër skuadra secila.

Çdo skuadër luan gjashtë ndeshje (tre në shtëpi dhe tre jashtë) kundër tre kombëtareve të tjera në grup.

Shorti për Ligën D do të formojë dy grupe me nga tre skuadra: çdo skuadër luan katër ndeshje (dy në shtëpi dhe dy jashtë) kundër dy kombeve të tjera në grup.

Ashtu si në edicionin e kaluar, dy skuadrat e para nga secili prej katër grupeve të Ligës A do të kualifikohen për çerekfinalet, skuadra e vendit të katërt do të bjerë në Ligën B, dhe skuadra e vendit të tretë do të luajë një ndeshje “play-off” për të qëndruar në Ligën A kundër njërit prej skuadrave të dyta të Ligës B. Ligat B, C dhe D do të ndjekin sistemin e ngjitjes, rënies dhe “play-off”-it të sezonit të kaluar.

Grupi A

Vazo 1: Portugalia, Spanja, Franca, Gjermania

Vazo 2: Italia, Holanda, Danimarka, Kroacia

Vazo 3: Serbia, Belgjika, Anglia, Norvegjia

Vazo 4: Uellsi, Çekia, Greqia, Turqia

Grupi B

Vazo 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli

Vazo 2: Zvicra, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Ukraina

Vazo 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania

Vazo 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Kosova

Grupi C

Vazo 1: Islanda, Shqipëria, Mali i Zi, Kazakistani

Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia

Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia

Vazo 4*: Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta, Moldavia, San Marino

Grupi D

Vazo 1*: Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari ose Letonia, Malta ose Luksemburgu

Vazo 2: Lihtenshtajni, Andorra

Shënim: * Pozicionet në diskutim do të përcaktohen pas ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kombeve 2024/25 në mars 2026 midis Letonisë/Gjibraltarit dhe Luksemburgut/Maltës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement