Gjithçka që duhet të dini për serinë e re Samsung Galaxy S23 - Gazeta Express
string(60) "gjithcka-qe-duhet-te-dini-per-serine-e-re-samsung-galaxy-s23"

Gjithçka që duhet të dini për serinë e re Samsung Galaxy S23

AutoTech

Gazeta Express

08/02/2023 22:23

Pas panairit CES në Las Vegas, fillimi i muajit shkurt në botën e teknologjisë u shënua nga eventi Samsung Unpacked ku u prezantua seria më e fundit e telefonave inteligjentë Galaxy S23.

Seria përbëhet nga Galaxy S23, Galaxy S23+ dhe sigurisht modeli Galaxy S23 Ultra. Ne po ju tregojmë disa nga veçoritë kryesore.

Lexo Edhe:

Kamera për të fotografuar ditën dhe natën

Sistemi i kamerave është një nga funksionet e para që përdoruesit shohin në një telefon të ri. Seria Galaxy S23 vjen me kamera të përmirësuara dhe risia kryesore është sensori Adaptive Pixel 200MP në modelin Galaxy S23 Ultra, që kap çdo moment me saktësi të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, është përmirësuar funksioni Nightography, i cili ju ndihmon të krijoni fotografi të ndritshme, plot ngjyra dhe me cilësi të lartë nga agimi në muzg. ‘Zhurma vizuale’ që zakonisht shkatërron imazhet me dritë të ulët tashmë korrigjohet nga një algoritëm i ri i përpunimit të sinjalit të imazhit (ISP) me fuqi AI që përmirëson detajet e objektit dhe tonin e ngjyrave.

Duke ditur se kamerat selfie janë më të rëndësishme se kurrë për mënyrën se si ne komunikojmë sot, seria Galaxy S23 ka prezantuar fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme. E për ata që i kushtojnë pak më shumë vëmendje fotografisë, aplikacioni Expart Raw në pajisjet Galaxy sjell opsione profesionale editimi në format RAW dhe JPEG, ndërsa S Pen që gjendet në modelin Galaxy S23 Ultra do t’ju ndihmojë gjatë përpunimit të fotove. Gjithashtu, në kuadër të këtij aplikacioni ekziston një opsion i ri i quajtur Astrophoto për të kapur pamje të qarta të Rrugës së Qumështit, planeteve dhe yjeve, pa pasur nevojë për pajisje profesionale.

Performancë premium dhe siguri

Seria Galaxy S23 fuqizohet nga platforma e re Snapdragon® 8 Gen 2. Kjo është platforma më e fuqishme dhe efikase ndonjëherë në një smartphone Samsung Galaxy dhe Snapdragon më i shpejtë i disponueshëm deri më sot.

Për sa i përket baterisë, Galaxy S23 Ultra vjen me një bateri 5000 mAh, Galaxy S23 me 3900 mAh dhe Galaxy S23+ me 4700 mAh.

Siguria është gjithashtu një element i rëndësishëm i serisë Galaxy S23. Çdo smartphone vjen me mbrojtje Samsung Knox, i cili ka marrë më shumë certifikata nga qeveria dhe industria se çdo pajisje, platformë ose zgjidhje tjetër celulare në treg. Për një nivel më të lartë sigurie, Knox Vault, i cili u prezantua për herë të parë në serinë Galaxy S21, mbron informacionin kritik në serinë Galaxy S23 duke e izoluar atë nga pjesa tjetër e pajisjes, përfshirë sistemin operativ, për mbrojtje shtesë.

Dizajnuar duke pasur në fokus planetin

Dizajni i mrekullueshëm simetrik i Samsung rikthehet me një ndryshim të madh në këtë seri të re: përdorimi i materialeve të ricikluara dhe që nuk dëmtojnë mjedisin. Seria Galaxy S23 përmban gjithsej 12 komponentë që janë bërë nga materiale të ricikluara, gjë që i bën ata smartphone-t më të qëndrueshëm Samsung deri më sot.

Për shembull, xhami mbrojtës Corning® Gorilla® Glass Victus® 2 përmban 22% materiale të ricikluara pa kompromentuar cilësinë dhe rezistencën.

Përpunuar me xham të ricikluar dhe film PET dhe ngjyruar me ngjyrues natyrorë, secili telefon është i futur në një kuti të përbërë nga letra e ricikluar dhe film mbrojtës me bazë letre. Përveç kësaj, seria Galaxy S23 ka fituar certifikimin UL ECOLOGO®, i cili konfirmon më tej se këto pajisje kontribuojnë në ruajtjen dhe krijimin e një planeti më të shëndetshëm.

Vëmendjen e madhe ndaj detajeve e tregon edhe paleta e bukur e ngjyrave. Seria Galaxy S23 vjen në katër nuanca mat të frymëzuara nga natyra: E gjelbër, krem, vjollcë e hapur dhe e zezë e tejdukshme.